Manjani: Keqardhje për policët që mbrojnë hajnat
Pas tensioneve të ashpra që shoqëruan këtë të enjte protestën që zhvilluan banorët e “Unazës së Re” para Kuvendit, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një postimi në “Facebook” Manjani theksoi se qeveria rrëmben pronën private dhe vjen paratë e taksave.
Mes të tjerash ai ironizoi deklaratat e Ramës dhe të Veliajt, duke shtuar se “njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan “të paligjshëm”, “barbarë” apo “shpellarë””.
REAGIMI I YLLI MANJANIT
Absurd&keqardhje
—————
Qeveria që rrëmben pronën private dhe vjedh paratë e taksave qenka “legjitime”, “e ndershme”, “qytetare”!
Njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan “të paligjshëm”, “barbarë” apo “shpellarë”!
Pa dyshim ndjehem i keqardhur për viktimat e përplasjeve fizike sot para parlamentit. Për policët, në mënyrë të veçantë që detyrohen të mbrojnë hajnat!!!
KOHA JONË SONDAZH

