Manjani komenton ndryshimin e akuzës ndaj policit që vrau Klodianin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komenton ndryshimin e akuzës nga prokuroria për policin që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Gjatë analizës së tij, Manjani i qëndroi opinionit fillestar sipas së cilit në vrasjen e Rashës nuk kishte rast të “vrasjes në kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes”, por “vrasje me dashje”.

Manjani tha se në ngjarjen në fjalë “policia ka qenë në konflikt interesi”, kjo pasi sipas tij “nuk mundet të hetojë vetëveten”. Ish-ministri u shpreh se për këtë ka dyshime të arsyeshme për përpjekje për të penguar drejtësinë.

“I gjithë investimi publik i shtetit në drejtim të reformimit të policisë fatkeqësisht ka shkuar në përsosjen e dhunës dhe jo të inteligjiencës së policisë, janë shpenzuar më shumë për pajisje, dhe shumë pak për shkencën, dijen, trajnimet, më shumë te dhuna”,-u shpreh Manjani teksa komentoi dhunën e shfaqur nga policia gjatë protestave për vrasjen e Rashës.

SHKARKO APP