Manjani, kritika gjyqtarëve: Prona po shkon jo tek i zoti, por te më i “zoti”

Para problemeve që kanë njerëzit në gjykata, statistikat nuk vlejnë, është shprehur ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

“Jashtë kësaj salle statistikat nuk vlejnë. Përpara problemeve që kanë njerezit ne gjykata, këto statistika nuk vlejnë”, tha Manjani.

Gjyqësori, theksoi ministri i Drejtësisë, duhet të lejojë përmbarimin të ekzekutojë vendimin dhe jo t’i bllokojë me procedura. Ai ka përmendur kreditë e këqija si një problem serioz.

“Prona nuk po shkon tek i zoti por tek më i zoti, dhe për këtë edhe gjykata ka pjesën e saj. Gjykata nuk duhet të anashkalojë ekspertët e licensuar nga shteti”, tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka marrë pjesë në analizën vjetore të Gjykatës së Tiranës dhe të Apelit.

SHKARKO APP