Manjani: Ndihma ligjore falas, skema është në kolaps

Që skema e sotme e ndihmës juridike falas është në kolaps dhe që duhet bërë reformimi i saj deri në rrënjë, këtë e pranon edhe vetë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një takim të zhvilluar paraditen e sotme për ndihmën juridike ndaj qytetarëve, Manjani tha se një sipërmarrje e tillë do të nisë me projektin e klinikës ligjore në mënyrë zyrtare e shtetërore, ndërkohë së shpejti foli dhe për një pr/ligj, pasi kemi të bëjmë me një standard të ri.

Skema e ndihmës ligjore falas është ende në kolaps. Nuk kemi gjetur ende mekanizmin e duhur për ta bërë funksionale. Duhet ta reformojmë skemën aktuale deri në rrënjë. Së shpejti në Ministrinë e Drejtësisë do të ngremë zyrën e informacionit ligjor ku do të ketë klinikë ligjore. Do ta nisim këtë projekt në mënyrë zyrtare dhe ligjore por nuk mund të zëvndësojmë gjykatat. Së shpejti  të kemi një pr/ligj të ri me skemë të re me një model të ri të një vendi anëtar të BE-së që të garantojmë këtë . Është çështje standardi dhe jo na pëlqen apo s’na pëleqen. Duhet ta bëjmë”, tha ai.

SHKARKO APP