Manjani: Nuk pashë asnjë demokrat që të shajë Sali Berishën, i cili ka mbrojtur sot Erion Veliajn

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ore megjithmend, nuk pashë askund asnjë demokrat facebuku të shajë Sali Berishën, i cili ka mbrojtur sot Erion Velinë dhe të drejtat e Tij. Ku jeni o demokretër!? Dëgjoni apo jo? Vetë Berisha i mbrojti të drejtat e Velisë. (Dhe mirë bëri dmth).

Unë nuk e kam mbrojtur aq shumë Erion Velinë (për të mos thënë që se kam mbrojtur fare) kur thashë se “prokurori i çështjes është sjellë pa etikë dhe me ngarkesa personale në sallën e gjyqit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Se kundër arrestit jo proporcional me burg kam nja 10 vite që shprehem kundër, pavarësisht se kush është i arrestuari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por te unë hapët librin e shpisë, kurse te doktori Juaj s’ndjeheni!! Hë mo, flisni, demokretër! Shiheni mirë librin e shpisë tuaj tani..!
Shani veten më mirë se nuk ja vlen t’ua kthesh të sharën.

Bëjeni edhe ju si tifozët e Flamurtarit dikur, që shanin Vasil Rucin dhe, kur ai bëri gol filluan të shajnë motrat e veta. Bahhh…! Kjo vlen edhe po ju demokretër që akoma më asocioni mua me Liken, të cilin për herë të fundit e kam takuar gati 9 vite më parë.

Te doktori mbajeni frymën edhe ju, se ai po e mbron! ( dhe mirë po bën, gjithashtu)

Po tani që Doktori mbrojti hapur Erion Veliajn?! Apo nuk ua mban!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?