Manjani: Opozita, kontribut serioz për reformën në drejtësi

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke folur për procesin e deritanishëm të hartimit të reformës në drejtësi, pohon se do ishte mirë nëse partitë të kishin hartuar një dokument që i paraprinte hartimit të reformës dhe që ajo të miratohet nga të gjitha palët, duke vlerësuar kështu edhe draftin që ka paraqitur opozita me amendimet e saj.

“Do të kishte qenë shumë e mirë që partitë politike të kishin një dokument politik të aporvuar që i paraprinte reformës. Pra partitë politike parlamentare të kishin rënë dakord në disa çështje. Mbetem përkrahës besnik i pikëpamjes se partitë politike duhet të komunikojnë në tryeza të rregullta sepse po flasim për çështje të mëdha. Do të eksplorohet çdo mënyrë që partitë të marrin një vendim të pjekur në këtë histori. Duhet të pranojmë që PD sot për sot ka qenë bashkëpunese. Ka shkruar 300 faqe për reformën në drejtësi dhe dhe nuk janë kot. E kanë bërë me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm”, pohoi ai.

 

SHKARKO APP