Manjani përgatit amnistinë, ja kush del nga burgu

 

Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një nismë për përpilimin e një ligji për dhënie amnistie në burgje. Ky ligj që pritet të finalizohet në fund të vitit 2015, përfshin një grup të dënuarish për veprash të ndryshme penale. Bëhet fjalë për një numër që varion nga 800 deri në 1000 të dënuar, shifër kjo që mund të ndryshojë, por që po diskutohet në vijim për t'u amnistuar.

Momentalisht, projekti është në fazën fillestare të diskutimit në Ministrinë e Drejtësisë, pritet të  plotësojnë rreth 800 deri në 1 mijë të dënuar, të cilët janë dënuar me dënime të ndryshme. Kriteret për të lënë qelitë pritet të përfshijnë të gjithë të dënuarit të cilëve u kanë mbetur deri në 2 ose 3 vite burg për të vuajtur, personat e dënuar me kusht apo me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në një datë të caktuar.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë dhe të dënuarat femra, të cilat janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, të dënuarit meshkuj, që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç.

Në të gjitha këto raste përjashtohen të dënuarit për krime të rënda, si vrasje, trafik droge e shumë vepra të tjera penale të rënda.

SHKARKO APP