Manjani: Prapë do zgjedhje Doktori?!

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon akuzat për zgjedhjet e 11 Majit. Sot ai kërkoi zgjedhje të parakohshme. ‘‘Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme”,-tha Berisha.

Ky qëndrim është ironizuar nga ish-ministri Ylli Manjani. Me tone ironike, Manjani shkruan se me këto kërkesa të PD janë jerm komplet, dhe se doktori ka që nga 2011 që ka harruar çfarë është fitorja në zgjedhje.

”Sa për qeverinë, hiç mos u shqetësoni, do jua bëjë aq “teknike”, sa nuk do gjeni asnjë teknik në këmbë”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Prapë do zgjedhje doktori?

Sa herë quhesh humbës? Që nga viti 2011 ka harruar çfarë është fitorja në zgjedhje.

Sa për qeverinë, hiç mos u shqetësoni, do jua bëjë aq “teknike”, sa nuk do gjeni asnjë teknik në këmbë.

Si t’ia bëjmë që të kemi një qeveri politike, që merr përgjegjësi për qeverisjen dhe jep llogari? Sepse me “teknikën” që s’mban asnjë përgjegjësi, jeni të sigurt ku përfundon puna. Pa merak, do ua plotësojë kërkesat Ai!

Jerm komplet…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?