Manjani: Shteti të fut në burg për një tra, Rilindje jo shaka
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status në facebook, shkruan se shteti të fut në burg për një tra. ”Shteti të fut në burg për një tjegull dhe për një tra, në emër të PALIGJSHMËRISË! Rilindje jo shaka”.
Duke marrë në bazë qëndrimin e kreu të Bashkisë Kukës, se godina, kioskat dhe trarët e vendosura në rrugën e Kombit janë pa leje ndërtimi, Manjani shton se jemi pjesë e një shteti arrogant dhe abuzues.
”Pra janë të PALIGJSHME! Si mund të mbrojë ligji ndërtimet pa leje?! Jam i bindur që nuk është faji i Investitorit, por i shtetit arrogant e abuzues”,-shkruan Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

