Manovra me makinë dhe të shtëna me armë zjarri, 21-vjeçari vihet në pranga

Policia e Lezhës pas informacioneve se një shtetas kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke u konfliktuar për këtë shkak edhe me disa persona të tjerë, ka ndërhyrë në fshatin Pllanë ku janë arrestuar në flagrancë dy shtetas babë e bir.

Në pranga kanë rënë:

– F.N. 52 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Swiss Digital Desktop Reklama

– D.N. 21 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Armëmbajtje pa leje” ” Moskallëzim krimi” ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Swiss Digital Mobile Reklama

Si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit :

– E.N. 37 vjeç dhe B.B. vjeç 26 , banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Dëmtime të tjera me dashje “Kanosja”.

Shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N.

Gjithashtu, edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?