Manstirliu: Kemi gati skenarin për të mbyllur qytetet e “gjelbra” në rast infektimi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se qeveria ka gati planin për të mbyllur qytetet në rast se do ketë një shpërthim të pandemisë.

“Nga e hëna d o fillojë zbatimi i këtij plani. Duhet të bëjmë monitorimin e rregullave të reja. Po krijohen lehtësi por kemi gati edhe frerët e emergjencës. Nëse një bashki thyen rregullat do e kthejmë në izolimin e mëparshëm.

Do ketë skuadra monitorimi. Risku rritet nëse nuk ruhet distancimi social që është arma më e rëndësishme që sot kemi në dorë dhe fashat e lëvizjes për kategoritë e caktuara. Lëvizja me transport vetja dhe kërkohet edhe izolimi i hapësirave ku mund të grumbullohemi. Sa më shumë të zbatojmë rregullat ne do ta konsiderojmë edhe si moment pilotimi, që edhe nëse bashkitë e tjera do dalin nga izolimi të kemi të njëjtin menaxhim. Nëse do kemi rënie të rasteve do hapim edhe qytete të tjera”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?