Maqedoni e Veriut/ 42 policë janë të infektuar me Covid-19, 180 punonjës në izolim

Për momentin, në Ministrinë e Punëve të Brendshme 41 persona që janë pozitivë me Covid-19, ndërsa 180 punonjës janë në izolim, tha për “Utrinski Brifing”, Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Ai kujton se anketat epidemiologjike konstatuan se pesë persona duhet të jenë në vetizolim në 14-ditëve në vijim.

“Numri i pacientëve është i ndryshueshëm. Për momentin, ka 41 persona pozitivë me Covid-19, ndërsa 180 të punësuar janë në izolim. Ne vazhdimisht jemi duke zbatuar masat e rekomanduara”, shtoi Angellovski.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?