Maqedoni e Veriut, Ziadin Sela: Duhen zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela tha në një lidhje me skype për RTV Ora tha se në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Sipas Selës ka ardhur koha që të ndërrohet pushteti.

Ziadin Sela: Në si shqiptarë, si parti shqiptare vlerësojmë se zgjedhjet e parakohshme  duhet të ndodhin sa më shpejt. Kjo në mënyrë që përfundimisht të ndërrohet pushteti dhe me këtë të vijë edhe demokracia dhe të kthejmë shpresën e njerëzve dhe të ndalim sa më pak eksodin e të rinjve në BE.

Sela ka edhe kritika për BDI. Sipas tij, pjesa shqiptare në qeveri ka qeverisur në mënyrë të paligjshme.

Ziadin Sela: Janë të gjithë funksionaret e BDI të cilët po mbrohen nga ana edhe e këtij gjysmë regjimi të tanishëm mes LSDM dhe BDI, të cilët duhet të përgjigjen për krimin dhe korrupsionin që kanë bërë. Prandaj themi që është shumë e rëndësishme që të ketë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të vijë në shprehje edhe përgjegjësia edhe e pjesës shqiptare të pushtetit, e cila ka qeverisur në mënyrë të paligjshme dhe problemet e kësaj lloj qeverisjes i hasim çdo ditë brenda për brenda në shoqërinë shqiptare.

SHKARKO APP