MAQEDONI, MBI 300 MIJË PROTESTUES PRITET TË MBLIDHEN SOT PËR LARGIMIN E QEVERISË

 

Opozita në Maqedoni do të mbajë sot në orën 14:00 protestën anti-qeveritare ku pritet të mblidhen rreth 300 mijë protestues nga të gjitha qytetet.

Sipas drejtuesve lokal të opozitës, ka patur probleme me transportimin e protestuesve drejt Shkupit. Lideri i opozitët Zoran Zaev, ka thënë se protesta nuk do të ndalet derisa të dorëhiqet kryeministri Gruevski. Forca të shumta policie pritet të jenë prezente në protestën e cila vjen pas konfliktit të armatosur në Kumanovë, publikimit të rreth 36 përgjimeve të qeveritarëve të përfshirë në afera korruptive, urrejtje etnike si dhe skandali për fshehjet e vrasjeve dhe manipulim provash.

SHKARKO APP