Maqedonia e Veriut arreston Saimir Taullaun për llogari të Zvicrës, në kërkim për trafik droge

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau. Ndalimi i tij është bërë për llogari të Zvicrës, shtet i cili ka lëshuar një urdhër-ndalimi ndërkombëtar ndaj tij për trafik droge.

Mësohet se gjykata e Maqedonisë së Veriut ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë ndaj tij në pritje të materialeve nga Zvicra.

Ndërkohë avokati i tij Detar Hysi në një reagim pas lajmit thotë se nuk është vënë në dijeni për arrestimin e klientit të tij.

Operacioni Forca e Ligjit kishte kërkuar në SPAK sekuestron e 4 pasurive të patunshme të Saimir Taullatu, por GJKKO i hodhi poshtë ato, duke lënë në fuqi vetëm sekuestron e makinës së blinduar.

Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.

Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. /Ora News

SHKARKO APP