Maqedonia përvetëson edhe rrëqebullin: Është simboli ynë kombëtar

Maqedonia nuk përvetëson vetëm figura historike, por edhe kafshë. Këtë radhë maqedonasit kanë përvetësuar rrëqebullin. Fushata me seriozitet në fakt ishte promovuar dy vjet më parë në një kongres ndërkombëtar të ekologëve të Maqedonisë, ku pjesë e kongresit ishte edhe ekspozita në të cilat ishte ekspozuar edhe rrëqebulli, duke u promovuar si simbol nacional (kombëtar) maqedonas, informon INA.

Edhe në broshurat kushtuar këtij programi thuhej se “Rrëqebulli është simboli ynë kombëtar dhe krenaria e maleve të Ballkanit. Mbijetesa e tij është në pikëpyetje dhe mbetet në duart tona”.

Këto të dhëna janë edhe në faqet e internetit: http://www.mes.org.mk dhehttp://www.ppnea.org, etj.

Gazetari dhe publicisti Mehmet Latifi thekson se “nëse rrëqebulli (lat. Lynx lunx balcanicus) na qenka simbol kombëtar- nacional, atëherë rrjedhimisht shtrohet dilema dhe pyetja se pse u bë aq zhurmë në opinion, në selitë e partive politike dhe në Parlament, kur Qeveria vendosi që në qendër të Shkupit të vendosë luaj me pretendimin se luani qenka simbol kombëtar, dhe tani imponon luanin edhe në stemën shtetërore ndërsa këtu rezulton pohim krejt tjetër?”.

Mbase kanë më tepër simbole kombëtare dhe i kanë të ndarë sipas rajoneve dhe partive. Sipas këtyre informacioneve, del se luani nuk paska kurrfarë lidhje me simbolet kombëtare, por ndoshta iu është dukur rrëqebulli si luan, sepse vetë e pohojnë se simbol kombëtar-nacional qenka rrëqebulli, që dëshmohet edhe nga përmbajtja e tekstit në pllakatin e ekspozuar në Kongresin ndërkombëtar të ekologëve në Ohër”, ka shkruar gazetari Mehmet Latifi, i cili ishte protagonistë i Kongresit të ekologëve.

SHKARKO APP