Marinari i tragetit në Durrës kapet me heroinë në çantë
Specialistët për Narkotikët godasin një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Kështu, një marinar ka rënë në prangat e policisë për trafikim të lëndëve narkotike. Kapja e tij u bë në portin e Durrësit nga sektori i antidrogës.
I arrestuari është Julian Shaqja, 25 vjeç, banues në Durrës, marinar në tragetin Durrës-Bari.
Së bashku me të, është arrestuar edhe shoku i tij Klevis Çopa 23 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi “më datë 08.08.2016, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm në pikën e kalimit kufitar të pasagjerëve në Portin Detar Durrës, në çantën e dorës së shtetasit Julian Shaqja iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 600 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine”.
Në vijim të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit G. Ç 24 vjeç banues në Durrës, organizator i trafikut të lëndës narkotike.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit H.Ç. 56 vjeç, banues në Durrës, babai i shtetasit Klevis Çopa, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka kundërshtuar pononjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale“Tafikim i lëndëve narkotikëve”në bashkëpunim dhe”Kundështimi i punonjësit të policisë së Rendit Publik”.
KOHA JONË SONDAZH

