Marjan Rroku mbetet përjetë në burg, gjykata s’pranon rigjykimin

Ish-agjenti i SHISH-it  që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canajn, studente 20-vjeçare dhe mamanë e saj, Mbarime Canaj, e humb betejën ligjore për t’u liruar nga burgu dhe të drejtën që procesi gjyqësor ndaj tij të zhvillohet nga e para.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish-agjentit Marjan Rroku duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001.

Më 9 shkurt 2016, Rroku iu drejtua Gjykatës Kushtetuese ku kërkon rihapjen e procesit gjyqësorë nda tij, proces i cili kish kaluar të gjitha fazat e gjykimit dhe 2 Majit 2002 ndaj tij rëndonte dënimi me burg përjetë. Por dhe pse i dënuar me burg përjetë sapo u ekstradua nga Amerika, Rroku nuk ndali betejën ligjore dhe trokiti fillimisht në gjykatën e lartë duke kërkuar rekurs për dënimin ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vendim të datës 16 korrik 2015 ndaj Rrokut u la në fuqi dënimi burg përjetë dhe ai u vendos në një burg të sigurisë së lartë. Por nga ky burg historia e tij u rihap pasi në emisionin e moderatorit Ardit Gjerbrea në televizionin kombëtar Klan Rroku u shfaq pas shumë e shumë vitesh këtë herë i përlotur për çfarë kish bërë duke rihapur dhimbjen e familjes Cani. Ai deklaronte në intervistë se Aldën e dashuronte por krejt e kundërta u tha nga motra e Aldës, Ornela e cila ishte personi që bëri çmos që Rroku të gjendej në Amerikë ku fshihej me identitetin Toni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?