Mark Babani dorëzon shenjat e gishtat në Prokurori

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte dënuar ne Itali, Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në Prokurori.

I kontaktuar nga ‘BW’ Babani konfirmoi faktin se në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë ka dhënë shenjat: “Kam zbatuar detyrimin ligjor”, tha ai. Mësohet se kryebashkiaku i depozitoi shenjat në Institutin e Policisë Shkencore.

Partia Demokratike i kërkoi më 10 shtator Prokurorisë verifikimin e Babanit, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?