FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marka luksoze pa dokumente, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Illegal trade”, duke goditur 8 subjekte tregtare të dyshuara për shkelje ligjore në fushën e tregtimit të produkteve të markave luksoze.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto biznese u zbuluan produkte të dyshuara të kontrabanduara, ndërsa u sekuestruan veshje dhe çanta të markave luksoze që nuk kishin dokumentacion për origjinën dhe zhdoganimin. Në kuadër të hetimeve, autoritetet sekuestruan gjithashtu 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike dhe një laptop, pajisje që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin tregtar.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se disa prej subjekteve nuk deklaronin të ardhurat nga shitjet pranë organeve tatimore. Në një rast, sipas policisë, u konstatuan shitje pa lëshim kuponi tatimor, duke sjellë edhe pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këto shkelje nisi procedimi penal ndaj 9 administratorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve, të identifikuar me iniciale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?