Marka: Protesta aktuale e studentëve më e rëndësishme se lëvizja e ’90-s
Pedagogu Jani Marka i ftuar tek Sonila Meço në Ora News e konsideroi protestën aktuale më të rëndësishme se ata të rënies së komunizmit.
Pjesë nga biseda:
Marka: Lëvizja e ’90-s, nuk dua të më keqkuptojnë studentët e asaj epoke, ka një ndikim më të vogël historik se protesta aktuale e studentëve. Në Shqipëri, komunizmi do binte. Ishte vendi i fundit. Studentët ishin shtresa më e privilegjuar në atë kohë. Kush mund të përballet me sistemin e krimbur ekonomik. Nëse përgjigja vjen nga kjo lëvizje studentore, atëherë unë them që është shumë më e rëndësishme kjo lëvizje.
KOHA JONË SONDAZH

