”Markata e shijes” në Korçë, me mbi 100 njësi tregtimi
Në Korçë janë hapur dyert e “Markatës së shijes”, që pritet t’i japë zgjidhje tregtimit në kushte jashtë çdo standardi të produkteve ushqimore.
Pas vitesh të tëra mungese të një tregu të mirëfilltë, tashmë është ndërtuar markata e re e Korçës, e cila do të ofrojë kushte dhe standarde më të mira.
Për tregtarët dhe konsumatorët, ndërtimi i kësaj markate i jep zgjidhje problemit që i ka shoqëruar për vite të tëra, teksa kanë qenë të detyruar të përballen me një treg ku mbizotëronte balta, pluhuri dhe tezgat.
Në “Markatën e shijes” do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre 105 tregtarë të produkteve të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

