Marketet nuk i ulin çmimet, qytetarët: Skandaloze
Fjalët e qeverisë shkojnë në vesh të shurdhët. Kjo pasi, orizi kokërrgjatë që duhet të shitet me 104 lekë/kg në markete e gjen me 120 lekë, e njëjta gjë edhe për vajin e lulediellit, nga 321 lekë të caktuar nga bordi nëpër dyqane e gjen me 345-360 lekë litri. Mosbatimi ka të bëjë edhe më faktin se publiku apo tregtarët nuk janë njohur akoma me çmimet tavan të vendosur nga bordi, por ajo që verehet në këto pika ka të bëjë me uljen e konsumit.
“Jemi më të kontrolluar nuk blejmë çdo gjë tani, fillojmë edhe të seleksionojmë”, thotë një pensioniste. “Rritja e çmimeve më skandaloze më nuk ka, sidomos për moshën tonë. Në familjen time blihet edhe më pak sot, vetë e bëj pazarin, nga të shkojmë. Humbjen më të madhe financiare e kemi për anën shëndetësore”, tha një qytetar.
“Vetë e bëj pazarin, me pensionin që kam unë dhe pse e kam të mirë përsëri nuk më del”, tha një tjetër pensioniste. “Është edhe ndikimi i luftës, por edhe ne shqiptarët jemi pak matrapaz, ne ku të gjejmë momentin të abuzojmë”.