Marku: Qytetarët s’kanë besim te Prokuroria

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku shpreh keqardhje që qytetarët denoncojnë më parë në media se sa në organin e akuzës, duke treguar se nuk kanë besim sa duhet te Prokuroria. Këto deklarata shefja e përkohshme e organit qendror të akuzës i bëri nga Durrësi, ku mori pjesë në analizën vjetore te punës së prokurorive të Durrësit, Kavajës dhe Elbasanit.

Një tjetër problem që Kryeprokurorja Marku ngriti në këtë takim, ishte vakumi ligjor. Sipas Markut, Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të dërgojë në KLP prokurorë për procedim, pasi ka dispozita kalimtare. Për këtë arsye Marku i kërkon Parlamentit të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore. Arta Marku tha se po cenohet imazhi i prokurorit dhe situata duhet të ndryshojë.

“Ka shumë ankesa të qytetarëve që kanë shkuar direkt në adresë të saj dhe një pjesë pranë mediave dhe mosndërhyrja jonë ndaj prokurorëve të akuzuar është komentuar me nota denigruese”, tha Marku, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet përsa kohë nuk është zgjedhur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si autoriteti i vetëm që ka të drejtën për të hetuar prokurorët. Marku tha se Elbasani dhe Durrësit janë qytetet me kriminalitetin më të lartë në rang vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër prokurorja e Përgjithshme e përkohshme ka theksuar se rrëzimi i ligjit për procedimet disiplinore ndaj magjistratëve në vitin 2017 nga Gjykata Kushtetuese ka lënë një vakum ligjor, duke kërkuar nga kuvendi që të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore dhe të përcaktojë me detaje se cilat sjellje duhet të procedohen. Gjendjen aktuale të prokurorisë dhe vetë sistemit të drejtësisë, Marku e ka cilësuar problematike, pasi siç u shpreh ajo, “në kushtet që po operon aktualisht sistemi i drejtësisë kur prokurorët veprojnë të pavarur apo të pandikuar tërësisht, funksionimi i mekanizmave disiplinore është i domosdoshëm dhe jetik dhe në mungesë të këtyre mekanizmave pavarësia nuk është asgjë tjetër veçse abuzim ne kurriz te qytetarëve dhe cenim i imazhit te drejtësisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?