Marrëdhëniet me Greqinë, diplomati Zeneli: Duhet të jemi me njëri-tjetrin

Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se Greqia dhe Shqipëria mbeten vende fqinje shumë të mira. Sipas tij shteti grek ka ndihmuar Shqipërinë në proceset integruese.

“Greqia mbetet një fqinj shumë i mirë i Shqipërisë, një mik i mirë i Shqipërisë. Ne jemi popuj miq. Problemi është që në nuk duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, nga pikëpamja gjeografike apo nga pikëpamja e fqinjësisë. Ne duhet të jemi me njëri-tjetrin. Kjo ka rëndësi sepse Greqia e ka mbështetur Shqipërinë në rrugën integruese. Duhet të dimë jo thjesht të vlerësojmë këtë fakt, por të punojmë përditë, sepse marrëdhëniet e mira duan kohë, duan punë, duan vullnet politik, duan frymë europiane që të ndërtohen. Për tu prishur mjafton një deklaratë ose nga ne ose andej matanë kufirit”, tha Bashkim Zeneli.

Për të kapërcyer pengesat mes dy vendeve, diplomati Zeneli tha se duhet vullnet politik nga të dyja palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Midis dy vendeve duhet të krijohet bindja, të këtë vullnet politik për ti kapërcyer. Popujt tha ai presin nga qeveritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk mendoj se jemi në një moment që të ulemi dhe të diskutojmë 20 probleme dhe të bëjmë një marrëveshje për 20 probleme. Kjo nuk është as politikë diplomatike dhe diplomaci politike. Ne duhet t’i shkojmë problemet një e nga një. Mbi të gjitha duhet frymë dhe vullnet. Mos ecim përpara duke kthyer kokën prapa, mos ti referohemi vetëm së kaluarës. T’i referohemi të kaluarës për ti zgjidhur problemet, por t’i referohemi me një synim europian. Gjermania i ka zgjidhur këto probleme me Francën, Austrinë, me Poloninë, Holandën dhe i kanë zgjidhur me një frymë mirëkuptimi”, tha ish ambasadori.

“Popujt presin nga qeveritë, ata duan bashkëjetese, harmoni. Popujt nuk kanë ngatërrese, ngatërresat i nxit politika me segmente të caktuara në të dyja vendet”, shtoi ai.

Bashkim Zeneli së fundi ka publikuar librin e tij “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?