Marrëveshja e fshehtë Bushati-Kotzias në hotelin e Korçës, Shqipëria i jep Greqisë detin
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin kombëtar grek ERT, ka thënë se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për kufirin detar.
Lajmin e raporton media greke Skai.gr, që shkruan se Kotzias është shprehur se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare nga brigjet helene, maksimum ky i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.
Kotzias ka thënë se pakti me Shqipërinë do mbyllet para se Tsipras të vizitojë Shqipërinë.
Marrëveshja me Shqipërinë, shkruan Skai.gr vjen pas një klime të mirë bisedimesh mes Tiranës dhe Athinës në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Deklarata e Kotzias vjen pas një tjetër prononcimi të ditës së djeshme ku Kotzias mohoi të ishte diskutuar çështja çame në tavolinën e bisedimeve.
Negociatat e hoteleve
Takimet në hotelin e Kretës dhe atë në Korçë, mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, hera herës janë komentuar edhe për faktin e thjeshtë që ishin në hotel.
Por ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati nuk sheh asnjë gjë të keqe që bisedime të tilla apo negociata zhvillohen në hotele.
“Sa i përket çështjeve të tjera konfidenciale, sekrete etj, nuk di, por kur u bënë bisedimet e fundit që u mbajtën në Vjenë, meqenëse këtu një prej shokëve tuaj tha që rrini hoteleve e njërën e tjetrën, hoteleve ndenjën edhe ata që bënë negociatat për Iranin.
Nuk patëm asnjë nga ministrat e Jashtëm të vendeve kryesore të botës të shkonte në komisionet e jashtme politike për të diskutuar afatet aty, sepse afatet për këto çështje janë afate të cilat janë gjithmonë në tagrin e atyre që kanë përfaqësimin, apo diskutimet e fundit mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Turqisë.
Pra bota ka ecur aq para në këtë drejtim sa që është gjynah që të kesh mundësinë që të ka ofruar një penxhere Mark Zuckenberg dhe nuk e përdor për të marrë informacion”, deklaroi dje Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

