Marrëveshja e opozitës. Idrizi: Nuk ka asnjë dilemë, jemi në aleancë me PD

Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon takime me drejtuesit e partive aleate për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Paraditen e sotme në selinë e PD ishte kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli për mediat pas takimit një orësh me kreun e PD, Lulzim Basha, prej ku tha qartë se nuk ka asnjë dyshim që do të ketë marrëveshje mes tyre.

Idrizi tha po bëhet një diskutim i gjerë mes PD dhe partive aleate për të përcaktuar detajet e marrëveshjes. “Janë diskutime që bëhen për të përcaktuar valencat, por edhe sinergjitë e nevojshme. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD dhe do të ketë një marrëveshje, kjo është e qartë dhe nuk ka dyshim. Ne po bëjmë një dyshim shumë më të gjerë se sa kaq. Kjo është një listë e opozitës së bashkuar. Ne po vendosim piketat në ato zona ku PDIU ndihmon për të prodhuar mandate për listën e opozitës së bashkuar. Sigurisht që edhe për PDIU, edhe për partitë e tjera, është dizenjuar një marrëveshje, do të ketë një moment të nënshkrimit të saj. Ndaj dhe them që nuk ka dyshim që do të ketë një marrëveshje. Nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, por për pozicion”,– deklaroi Shpëtim Idrizi.

Pritet që në ditët në vijim PD të përfundojë marrëveshjet me të gjitha partitë e koalicionit.

SHKARKO APP