Marrëveshja me Greqinë, gazetari: S’mund të lejohet që një ishull sa një tavolinë të marrë gjysmën e detit
Në një bashkëbisedim me Juli Xhokaxhi në studion e Abc News, gazetari Ferdinand Dervishi foli për çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Kjo çështje ka ndezur debate të forta politike, pas deklaratës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në parlament, i cili tha se Greqia do të zgjerojë 6-12 milje kufijtë detarë.
Sipas gazetarit, problemi në marrëveshje është mosmbyllja e gjireve detare.
“Grekët janë të interesuar përveç problemit me Turqinë, ata janë një shtet që kanë mundësi të shfrytëzojnë burime që shkojnë në favor të popullit të tyre.
Marrëveshja e parë po ta shikosh është strikte. Ajo ka një problem që është bërë sipas parimit ta baraz largësisë strikte. Që do të thotë marrim atë kompasin dhe e ndajmë, kjo e jona ju e juaja. Gjykata Kushtetuese e pa të arsyeshme që nuk duhet ky parim dhe do të thotë që ishujve të mos u jepet fuqi sa kontinenti.
Barketa është a një tavolinë, është një shkëmb. Në kohën e baticës më të madhe ai prap duket. Ai është midis hapësirës detare në kanalin e Korfuzit, dhe quhet ishull grek sepse kështu na e paska thënë historia. Dhe ty të vjen bregdeti grek aty.
Me ligjet ata janë në rregull, si e kanë zgjidhur të tjerët këtë çështje? Si e lë ti një shkëmb të vogël që të të marrë gjysmën e detit? Në ‘77 kur është bërë ndarja e detit Itali-Greqi…ishulli Othonoi që e kemi edhe ne në kufi, është i banuar, por italianët në ’77 kur bënë ndarjen e shelfit kontinental kanë marrë pak më tepër. Ai ishull nuk është quajtur si kontinent. Kemi një precedent shumë afër. Këto janë ose mos dije, ose…sepse nuk besoj që ka këllqe dikush që të shesë detin.
Një problem tjetër ishte mos mbyllja e gjireve. Ndërkohë që grekët i kanë të mbyllura. Se ka vrarë njeri mendjen për këtë pjese, ose nuk është paraqitur dokumentacioni i duhur’, u shpreh ai.
Dervishi thekson më tej se pikërisht për mos mbylljen e gjireve u rrëzua edhe marrëveshja e parë me Greqinë.
“Marrëveshja e parë për këto probleme u kthye. Në marrëveshje e 2009 ne humbisnim, teorikisht ishim në rregull, praktikisht humbisnim. Mbyllja e gjireve mungonte te marrëveshja e parë. Nuk e di ku do e mbyllin ata gjirin e Sarandës.
Është edhe një çështje që shumë pak e dinë teknikisht. Dhe thoshte do ndajmë zonë ekonomike dhe shefin kontinental. Në fakt është e kundërta. Dhe një kryeministër ta bën gabimin në pesë rreshta. Flasim pastaj në 12 milje që bëhet një debat i madh. Konventa e detit të thotë që cdo shtet ka të drejtë të shpallë”, shprehet gazetari.
Më tej ai shton, se pikërisht mbyllja e gjireve është elementi ndryshe i marrëveshjes së re, ndërsa e ka bërë të ditur më herët edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
“E reja që është e përcaktuar është linja bazë, pra mbyllja e gjireve. Bushati e pretendoi këtë. Ai ka shfaqur një hartë me gjire të mbyllura. Rregulli thotë që një gji të mbyllet brenda tij duhet të futet një gjysmë rrethi. Është problemi që po të shikosh hartën, Greqia ia merr detin Turqisë deri afër kontinentit. Është një ishull i vogël Katerolizo, aty ku bëhet debati.
Ka shkaktuar që tani po futet si një problem mes Turqisë dhe Evropës. Dhe mos u duket çudi që vajti atje aeroplan mbajtësja franceze dhe ajo anija u tërhoq. Jemi te problemi shqiptar”, u shpreh ai.
Sipas gazetarit problemi i marrjes së më shumë ishujve mund të çojë te ‘kalenda greke”. Siç thekson ai nëse jepet një vendim për ishullin e diskutueshëm Barketa, mund të shërbejë si precedent për Erdoganin.
“Për mua ky problemi i ishujve që ne pretendojmë të marrim më shumë, kam idenë se do na çojë te kalenda greke, nëse i merr atë Barketën, mos ia lësh si ishull, do të japë një vendim që ishulli Barketa nuk e ka fuqinë sa një ishull ky është një precedent që i shkon Erdoganin si zile në vesh. Te Barketa nuk mund të lëshojmë dot, te një ishull sa një tavolinë dhe të marrë gjysmën e detit. Po hidhet ideja që ta çojnë në gjykatë ndërkombëtare. Ka dy gjëra. Kjo është një gjë që zgjidhet midis dy shteteve ose në gjykatë”, u shpreh ai.