Marrëveshja me Greqinë. Historiani: Nuk është reciproke
Historiani Beqir Meta ka folur pë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat e ushtarëve grekë.
Sipas tij nuk po ndiqet asnjë parim reciprok për këto varre të ushtarëve grek që Greqia i paraqet si çështje humane, nuk është se grekët po kërkojnë t’i marrin në Greqi por kërkojnë qe ti bëjnë qendra pelegrinazhi në Shqipëri.
“Kjo shkakton problem tek shqiptaret pasi kjo mund te stimuloj një vale nacionaliste duke pasur parasysh propagandën greke. Ndërkohë nga ana tjetër nuk shohim qe te hiqet ligji i luftës. Pra nuk po ndiqet asnjë parim human reciprok. Ne e dimë qe ne Çamëri qe sot është territor grek ka jetuar një popullsi shqiptare dhe ku u kryen krime dhe masakra te shumta ku rreth 2 mije vetë u vranë dhe nuk kane asnjë varr dhe Greqia nuk lejon asnjë varr dhe nuk lejon pasardhësit e tyre që të shkojnë të vizitojnë varret e tyre‘, tha Meta.
Ndërsa historiania Valentina Duka ka theksuar se e ka të vështirë se sa është ruajtur kjo marrëdhënie, pasi nuk e di se çfarë është në Korçë.
“Ata ushtarë që janë vrarë në atë luftë të ashpër Italo-Greke në tokën shqiptare duhen repektuar. Ata ishin viktima të një lufte të ashpër të lindur nga fashizmi dhe që ushtria greke iu përgjigj në ofensiv në territoret shqiptare prandaj dhjetra e mijëra viktima grekë dhe italian ndodhen në malet, në fushat edh në luginat lumore të Shqipërisë.
Ata ushtarë janë vrarë në luftë dhe ata duhet të kenë një varr, sigurisht ishin të gjitha opsionet edhe ai italian që eshtrat e atyre ushtarëve mund të ishin tërhequr në vendet respektive, siç i morën italianët edhe grekët mund t’i kishin marrë në vendin e tyre, por ne kemi eksperienca që ne kemi varre dhe në Shqipëri.
Siç kemi të ushtarëve francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, siç kemi varrezat e parkut të liqenit të ushtarëve gjermanë, pradaj nuk e shoh ndonjë çudi të madhe që në Shqipëri të ketë një varre për këta ushtarë që ranë për Greqinë në territorin shqiptar“, tha Duka.
KOHA JONË SONDAZH

