Marrëveshja nga sekretarja që “përbuz” shqiptarët, deputetët: Një investim i dështuar

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman një emigrante nga India, është kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, të cilët edhe i cilësoi si “pushtues”. Ajo firmosi marrëveshjen e bujshme me ministrin e brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Marrëveshja u firmos mëngjesin e së hënës në Paris. Deputetët konservatorë si dhe sindikatat dhe grupet për refugjatët, kanë dënuar nënshkrimin e marrëveshjes 72 milionë euroshe për të ndalur emigracionin e paligjshëm në Kanalin e La Manshit.

Natalie Elphicke dhe Tim Loughton deputetë në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur se marrëveshja është e dyshimtë pasi nuk do të frenojë plotësisht emigracionin e paligjshëm. Sipas tyre patrullat që do të vendosen në plazhet, dhe nuk do të përballojnë dot fluksin e emigrantëve të cilët shtohen çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk përputhet me shkallën apo urgjencën e krizës së varkave të vogla, apo me rrezikun në rritje të humbjes së jetëve me afrimin e dimrit,” është shprehur Elphicke. Sipas Loughton ka deklaruar se nuk ka asgjë në këtë marrëveshje që detyron policinë franceze të ndalojë dhe arrestojë këdo që përgjon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?