Marrëveshja, Niko Peleshi: Garantojmë ushqim të sigurt në kopshte, shkolla dhe spitale

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në prani të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi është nënshkruar sot  “Marrëveshja e Bashkëpunimit” ndërmjet Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me qëllim mbrojtjen   dhe garantimin e sigurisë ushqimore në ndihmë të kategorive të konsumatorëve me ndjeshmëri të veçanta shëndetësore dhe nutritive si çerdhe, kopshte, konvikte shkollore, spitale, azile, etj.

Kjo marrëveshje ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet palëve në funksion të rritjes së impaktit në garantimin e sigurisë ushqimore duke vendosur disa standarde me qëllim rritjen e cilësisë së ushqimit për grupe të veçanta të konsumatorëve që janë nën kujdesin dhe përgjegjësinë e këtyre autoriteteve kontraktore, por shërbejnë dhe si model referues edhe për subjekte të tjera që ushtrojnë këtë lloj aktiviteti.

Sipas kësaj marrëveshje palët angazhohen të bashkëpunojnë për standardizimin e specifikimeve teknike për produktet ushqimore, të cilat prokurohen nëpërmjet procedurave të prokurimit nga autoritetet kontraktore, si dhe liçencave e çertifikimeve që duhet të disponojnë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në këto procedura prokurimi. Palët  angazhohen të bashkëpunojnë për shkëmbimin e praktikave më të mira në nivel kombëtar e ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ministrin Peleshi nëshkrimi i këtij Memorandumi ështe shumë i rëndësishëm, pasi siguria ushqimore është një nga sfidat më të mëdha që qeveria shqiptare, i ka vënë qëllim vetes duke qenë e vendosur në vazhdimin dhe në fitimin e kësaj beteje të gjatë dhe shumë të vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky bashkëpunim, kjo marrëveshje bashkëpunimi, synon pikërisht t’i vërë fre nga njëra abuzuesve me tregtimin e këtyre lloj produkteve, duke forcuar pra bashkëpunimin, duke instaluar një set standardesh ligjore, të cilat vetëm në qoftë se plotësohen nga subjektet, mund t’i jepet drita jeshile për të marrë pjesë në prokurimin publik, në tendera publike, për furnizmin e këtyre institucioneve. Nga ana tjetër në bazë të kësaj marrëveshje do të ketë shkëmbim në kohë reale infromacioni, të gjithë fituesve të këtyre tenderave. Nuk dua tani të fus në merak askënd, por duhet ta them që konrolli i AKU-së për këtë kategori subjektesh dhe operatorësh do të jetë i posaçëm.” U shpreh ministri Peleshi gjatë kësaj ceremonie.

Sipas Drejtores së Përgjithshme të APP -së, znj. Reida Kashta, Agjencia e Prokurimit Publik angazhohet të marrë persipër informimin periodik për AKU me listën e operatorëve ekonomikë që lidhin kontrata publike me autoritetet kontraktore, nëpërmjet procedurave të prokurimit publik të shpallura nga APP. Dhe nxjerrjen e një njoftimi për të gjithë Autoritetet Kontraktore për zbatimin e rekomandimit të përbashkët, për specifikimet teknike për produktet ushqimore, të detyrueshme për t’u përdorur nga autoritetet kontraktore dhe licencat e lejet e operatorëve që konkurrojnë.

“Qëllimi në vetvete është marrja e një produkti ashtu siç e duam dhe në rastin konkret marrja e ushqimit me cilësinë e kërkuar. Faza e para është ajo e vendosjes së standardeve, se si do t’ i hartojmë kriteret e duhura që ofertuesit të na japin produktin e duhur, dhe për këtë në bashkëpunim të ngushtë me AKU-në  do të marrim standardet bazë që vendos legjislacioni i fushës dhe në respektim të legjislacionit të prokurimit do të krijohet kriteret bazë të cilat do të jenë të detyrueshme për çdo insititucion tenderues. Faza tjetër do jetë pjesa e monitorimit të zbatimit të kontratës me kushtet për të cilat është tenderuar.”

Fjalimi i plotë

Mirëmëngjes sot kemi kënaqësinë të fillojmë një rrugë të re, të bashkëpunimit institucional, në këtë rast  ndërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik për një çështje shumë delikate që ka lidhje me furnizmin e ushqimit të institucioneve publike, por shumë sensitive, e kam fjalën këtu për kopshte, çerdhe, shkolla. Pra për ato institucione ku dhe konsumi i ushqimeve është më i madh dhe veçanërisht i ushqimeve me origjinë shtazore. Ne jemi në fazë të forcimit të rritjes së kontrollit dhe rritjes së nivelit të sigurisë ushqimore.

Sot nuk është rasti të ndajmë me publikun rezultatet, shumë optimiste në fakt dhe shumë të mira, të një beteje që nuk është se fitohet ndonjëherë perfundimsht, por jemi në një rrugë shumë të mirë, e cila nuk mund të vazhdojë me këtë sukses, në qofte se nuk do të ketë një bashkëpunim institucional të forcuar në qoftë se nuk do të vazhdojë në vijëmësi. Në këtë rast konktretisht bëhet fjalë për një situatë të trashëguar aspak të këndshme. Furnizmi me mish dhe me produktet e tjera ushqimore, i institucioneve publike, kopshte, çerdhe, shkolla, burgje etj., kemi identifikuar shumë raste kryhet nga ne shumë raste me subjekte që nuk kanë lidhje fare me manipulimin apo porodhimin e këtyre produkteve ushqimore. Kemi psh raste flagrante që të kaluarën, që një kinkaleri sipas regjistrimit në QKR, ka fituar tenderin me mish të një institucioni të caktuar.

Ky bashkëpunim, kjo marrëveshje bashkëpunimi, synon pikërisht t’i vërë fre nga njëra abuzuesve me tregtimin e këtyre lloj produkteve, duke forcuar pra bashkëpunimin, duke instaluar një set standardesh ligjore, të cilat vetëm në qoftë se plotësohen nga subjektet, mund t’i jepet drita jeshile për të marrë pjesë në prokurimin publik, në tendera publike, për furnizmin e këtyre institucioneve.

Nga ana tjetër në bazë të kësaj marrëveshje do të ketë shkëmbim në kohë reale infromacioni, të gjithë fituesve të këtyre tenderave. Nuk dua tani të fus në merak askënd, por duhet ta them që konrolli i AKU-së për këtë kategori subjektesh dhe operatorësh do të jetë i posaçëm. Kush është në rregull me standardet nuk ka pse të ketë frikë as nga policimi, as nga kontrolli, por ama ne nuk mund të vazhdojmë t’i kemi jashtë vëmendjes së posaçme këtë kategori operatorësh dhe furnizuesish, sepse siç e thashë, këtë e kemi të trashëguar nga e kaluara dhe nuk aspak e këndshme.

Informacioni do të shkëmbehet ndërmjet dy institucioneve, do ta ndihmojë pra më tej AKU-në që menjëherë të shkojë dhe të verifikojë nëse janë plotësuar qoftë nga enti prokurues, qoftë nga kontraktori, pra nga operatori fitues, standarde specifike që pastaj do të detajohen mbi bazën e kësaj marrëveshje bashkëpunimi.

Pra dhe njëherë e theksoj që krahas punës tonë të gjithanshme, për të rritur sigurinë ushqimore, në Shqipëri, në vendin tonë, vëmendja e posaçme do të jetë atje ku konsumohet më tepër, pra në kopshte, nëpër çerdhe, nëpër shkolla, aq më tepër atje ku ka fëmijë, por jo vetëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?