Marrëveshja për emigrantët, ish-kryeministri italian: Tingëllon si reklamë!
Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka reaguar lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Renzi shprehet se kjo tingëllon si reklamë, dhe është një zgjidhje më shumë teorike sesa praktike.
Le të shohim nëse kalojmë nga fjalët në veprime. Është qeveria që duhej të bllokonte zbarkimet dhe ka dyfishuar uljet. Për momentin në Shqipëri Meloni na ka dërguar turistë këtë verë. Të shohim nëse kjo zgjidhje do të funksionojë, unë vazhdoj të mendoj se ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është dërgimi i këtyre njerëzve në punë. Ruajini në det dhe më pas dërgojini në punë. Pjesa tjetër më tingëllon si reklama, pastaj do të shohim nëse do të funksionojë. Më duket një zgjidhje mjaft teorike dhe jopraktike’- është shprehur ish-lideri i Italisë Viva Matteo Renzi.
Kujtojë se Shqipëria nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj. Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa lejeqëndrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil.Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.