Marrëveshja për refugjatët/ Meloni: Keqardhje, sulmet ndaj Ramës erdhën nga Italia
Kryeministrja Giorgia Meloni i quan të papranueshme zërat kundër marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. Duke folur në parlamentin italian Meloni shprehu keqardhjen e madhe se këto zëra erdhën pikërisht nga Italia.
“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë” .
Për më tepër, Meloni deklaroi se pakti me Tiranën po ngjall interes të vërtetë dhe nga Brukseli dhe se është i destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët për të lejuar hyrjen në territorin europian vetëm ata emigrantë që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.
“Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”.