Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër dërgohet në Gjykatën e BE

Marrëveshja Rama-Meloni për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve azilkërkues në vit në Shëngjin dhe Gjadër është e rrezikuar nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro.

Procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane mund ta ngecet duke bërë që efekti i parë mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme të papërcaktuar i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa ishte parashikuar që emigrantët e parë të mbërrinin në Shëngjin në këtë pranverë.

Marrëveshjes Rama-Meloni u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane GiorgiaMeloni. Ajo parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në Portin e Shëngjinit në Lezhë dhe një qendër akomodimi në Gjadër. Italia do të kujdeset për të gjitha shpenzimet ndërsa numri i emigrantëve të akomoduar në një moment të caktuar nuk do t’i kalojë 3000.

SHKARKO APP