Marrëveshja Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm natyror, ambasadorja Yuri Kim: U hap rrugë investimeve më të mëdha amerikane
Ambasadorja amerikane, yuri Kim ka komentuar sot marrëveshjen e djeshme Shqipëri-SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror si dhe konvertimin e TEC-it të Vlorës.
Për znj.Yuri Kim kjo është një marrëveshje e rëndësishme pasi i hap rrugë investimeve më të mëdha amerikane, duke hapur më shumë vende pune dhe mundësi.
Ajo thekson se marrëveshja jo vetëm diversifikon burimin e energjisë për Shqiëprinë, por edhe rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë jo vetëm për vendin por për gjithë rajonin.
STATUSI NGA AMBASADORJA YURI KIM
Kjo është është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha amerikane, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet.
This is a strategically significant deal – would not only diversify energy source for 🇦🇱, but also increase energy supply & security for 🇦🇱 & the Western Balkans region. It also opens the way for greater 🇺🇸 investment in 🇦🇱, leading to more jobs & opportunity for both countries. https://t.co/KloGjvjf5k
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 13, 2021