Marrëveshje e re shumëplanëshe Shqipëri – Umbria

Është nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë Shqiptare, të përfaqësuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Qarkut të Umbrias, Itali, të përfaqësuar nga Catiuscia Marini, Presidentja e këtij Qarku, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të kreut të shëndetësisë shqiptare. Në ceremoninë e zhvilluar për këtë qëllim, morën pjesë edhe Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani etj.. Memorandumi i ri i parashikon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zbatimin e nismave të përbashkëta në kuadrin social-shëndetësor, sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore, forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Bashkpunimi mbështetet edhe mbi sektorin e mjedisit si dhe atë ndërmjet Universiteteve dhe Institucioneve Kulturore kryesore të te dy vendeve. Modeli i shëndetësisë në disa rajone të Italisë, i cili është rrjedhojë e një reforme që Italia e ka filluar që në vitin 1978, na shërben si pikë referimi, tha midis të tjerash në fjalën e tij ministri Beqaj. “Kështu, edhe modeli shëndetësor i Umbria-s, mund të shërbejë si model edhe për Shqipërinë, për sa kohë janë disa rajone italiane, që nga pikëpamja e përmasave të territorit dhe të popullsisë, janë të përafërt me territorin dhe përmasat e Shqipërisë, edhe si popullsi, por edhe përgjithësisht si karakter sëmundshmërie”, tha ai. Ndërsa Presidentja Marini, theksoi në fjalën e saj lidhjet e forta dhe të lashta që ekzistojnë ndërmjet Umbrias dhe Shqipërisë, dhe vuri në dukje praninë e qenësishme të komunitetit shqiptar në këtë rajon, i cili pas emigrimit të madh të viteve ’90, ka arritur një shkallë të konsiderueshme të integrimit në Itali dhe veçanërisht, në Umbria.” Për këtë arsye,  shtoi më tej Marini, Shqipëria është një partner i privilegjuar për ne”. Ky Memorandum është pjesë e një Marrëveshjeje me te gjerë të nënshkruar më 19 nëntor 2007 në Tiranë mes Ministrisë së Shëndetësisë italiane dhe asaj Shqiptare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalesh në fushën e shëndetësisë dhe të shkencave shëndetësore, si dhe për të promovuar lidhjet midis institucioneve, spitaleve dhe organizatave që veprojnë në fushën e shëndetësisë të të dy vendeve. Kjo është paraprirë edhe nga një Protokoll Bashkëpunimi i nënshkruar më 18 dhjetor 2013 mes Universitetit të Bologna-s dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me “Polo Biomedical Umbria”. Numërohen më shumë se 20 kompani të Umbria-s të sektorit shëndetësor e biomjekësor – në mënyrë që të zhvillojnë bashkëpunimin dhe kooperimin në sektorët e logjistikës spitalore, të inxhinierisë klinike dhe shkencave veterinare.

SHKARKO APP