“Marrëveshje me Vuçiç”, Edhe gazetarët në Kosovë për Ramën janë: Kazan!

Kryeministri Edi Rama është nervozuar nga pyetja e një gazetari nga Kosova gjatë konferencës së përbashkët në Pejë me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gazetari e pyeti se thuhet që ai dhe presidenti i Serbisë, Vuçiç kanë bërë një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës. Rama e mohoi duke e konsideruar si ‘kazan’ pyejten e gazetarit kosovar, fjalë që përdor shpesh për mediat dhe gazetaret në Shqipëri.

“Marrëveshje me Vuçiç”,Rama kapet me gazetarin nga Kosova: Kazan!

Gazetari: Zoti Rama mundet të na tregoni qëndrimin zyrtar që ka qeveria juaj, pasi thuhet se ju keni bërë një marrëveshje të fshehtë me Vucic për ndarjen territoriale të Kosovës? Dhe një pyetje për Ramush Haradinajn. Mund të na tregoni nëse jeni penduar që keni miratuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi dëgjuam edhe kryeministrin shqiptar që tha se është një gabim i madh kjo…

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ku e dëgjove këtë ti apo në kazan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari: Cilën?

Rama: Prit se jam unë këtu. Unë s’thashë se është gabim i madh. Kur të shkosh tek kazani kazan fol çfarë të duash.

Gazetari: E përmede disa herë.

Rama: Nuk thashë këtë, është gabimi i madh.

Gazetari: Kështu u interpretu dhe u përmend disa herë, atëherë del që është gabim .

Rama: Unë jam ketu, jam gjallë akoma. Po deshe hajde më prek për ta kuptu.

Gazetari: Një pyetje tjetër, a jeni sqaruar me ministrin Ahmetaj se nuk ka qenë në favorin e Kosovës dhe është pendu për atë shkrimin e tarifës 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë.

Rama: Ministri nuk është penduar. Tarifat për ekonominë janë të pashëndetshme. Këtu nuk jemi në një luftë tregtare që ka hap Kosova me Serbinë, por është një vendim politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?