Marshim drejt Prokurorisë, banorët e Astirit: Filloni hetimet
Banorët e Astirit nuk janë ndalur. Teksa një pjesë e banesave janë shembur, banorët kanë vijuar qëndresën e tyre tashmë me një tjetër kërkesë. “Të nisin hetimet për projektin “mafioz” të Unazës së Re”, siç ata e cilësojnë. Për këtë arsye ata nisën këtë të hënë një marshim drejt Prokurorisë. ”Filloni hetimet. Pezulloni punimet. Unaza e Re do fitoj”.
Protestuesit shprehen se nëse nuk do ketë drejtësi do të bëjnë vetëgjyqësi. “Rama ik” janë thirrjet e protestuesve para Prokurorisë.
Ndërsa mbajnë pankarta në duar, ku në një prej tyre shkruhet: “Herët a vonë drejtësia triumfon”. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.