Marta Kos reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Speciales duhet të respektohen
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të institucioneve të drejtësisë.
Përmes një postimi në platformën X, Kos i cilësoi Dhomat e Specializuara si institucion të pavarur të drejtësisë dhe rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtën e apelimit.
“Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë apelimi”, shkroi ajo.
Reagimi i komisioneres evropiane erdhi pas shpalljes fajtorë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime lufte.
Në mesazhin e saj, Kos u bëri thirrje gjithashtu aktorëve politikë në rajon që të kontribuojnë në procesin e pajtimit dhe tejkalimit të së kaluarës së konfliktit.
Sipas saj, pajtimi mbetet një element i rëndësishëm për kapërcimin e ndasive në rajon dhe për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.
“U bëj thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, shtetet e rajonit mund të tejkalojnë ndasitë dhe të bëjnë hapa përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, u shpreh Kos.
KOHA JONË SONDAZH
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 3738

