Martesa që zgjati vetëm 5 ditë! Helmohet çifti, vdes nusja 19-vjeçare
Ishin martuar këtë të dielë por dashuria e tyre ka zgjatur vetëm 5 ditë. O. H. dhe R. H. përkatësisht 27 dhe 19 vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit janë vetëhelmuar e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja.
Ndërkohë 27-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishte martuar këtë të dielë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që i ka shtyrë drejt këtij vendimi.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit.
“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit.