Martesat e së njëjtës gjini në Shqipëri, shqiptarët në shumicë kundër

Në të gjithë sondazhin mbi tolerancën e qytetarëve për të pranuar komunitetin LGBT, një nga pikat më të ndjeshme të pyetësorit është dakordësia e tyre për të drejtën e personave të të njëjtin seks të martohen ligjërisht. Një moment në fakt që gjithmonë ka ngjallur debat në opinionin publik. Këtë herë në sondazhin e “Barometrit”, ata që i janë përgjigjur kësaj pyetjeje, janë të ndarë në shumicë që nuk është dakord dhe një përqindje shumë e vogël që janë përgjigjur po. Saktësisht jo për dakordësinë për martesat e të njëjtit seks në Shqipëri janë 85.6% dhe po vetëm 10.2% e të pyeturve.

SHKARKO APP