Martin Henze: Berisha ka ndihmuar SHBA. Non grata të shpallej autokrati i korruptuar Rama
Këshillari Ekonomik pranë CDU, Martin Henze, thotë se SHBA-ja duhet të shpallte “non grata” kryeministrin Edi Ramën, pasi për të ka manipuluar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nga ana tjetër, teksa ka komentuar në postim e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ai e cilëson Berishën si mik të amerikanëve që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pyetja është pse tani kjo, pikërisht në një kohë kur manipulimet masive nga autokrati po ekspozohen, dhe një mik i mirë i SHBA-së, i cili ka ndihmuar SHBA-në në shumë mënyra, po dëmtohet. Në Shqipëri ekziston një qeveri kleptokratike, socialiste Edi Rama, i cili ka vendosur të bëjë jofunksional shtetin e së drejtës, që organizon një nga drejtuesit më të korruptuar, në të gjithë botën, politikisht përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës, dhe manipulimin e zgjedhjeve”, shkruan Henze.