Martin Henze: Rama të paditet. Diktatura duhet eleminuar
Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze, i është përgjigjur një statusi në Twitter, ku thotë se situata me 23 të vdekur në Shqipëri nga Covid-19, ka ardhur si pasojë e një kontrolli të pamjaftueshëm të pandemisë. Henze thotë se në vend të masave, qeveria lëshoi në rrugë veç tanke. Teksa e quan tradhti, ai thotë se është koha që kryeministri Edi Rama të paditet për shkeljen e kushtetutës / abuzimit të drejtësisë / pabesi.
7 years Rama,Albanian families are in bad shape, Albanians dead because of insufficient pandemic control,only tanks on the streets,mafia government Rama,that is treason,AL is facing bankruptcy. It is time to indict rama for breach of the constitution/abuse of justice/infidelity.
— Martin Henze (@GSKStrategy) April 10, 2020
Nga ana tjetër, Martin Henze, thekson se diktatura duhet të eleminohet politikisht. ”Ne gjermanët e bëmë atë në 1989. Sovrani, populli shqiptar i ka dhënë qeverisë pushtetin për një kohë të kufizuar, tani është koha që ta dërgojnë Ramën në shtëpi dhe miqtë e tij kriminelë të PPP-së të dalin para drejtësia”.