Martohet Princ Leka II dhe Elia Zaharia
Në Pallatin e Brigadave po mbahet ceremonia celebrimit të Princ Leka II dhe bashkëshortes së tij Elia Zaharia.
Kryebashkiaku Erion Veliaj kurorëzon çiftin mbretëror. Nga sot Elia Zaharija do të jetë Princeshe Elia Zogu.
Në këtë ceremoni madhështore të familjes mbretërore shqiptare, vendi ynë pret përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës dhe më gjerë.



Oborri mbretëror bën të ditur se ceremoniali nis me celebrimin e çiftit në mjediset e Pallatit të Brigadave, vijon me një pritje në Rezidencën pranë Galerisë së Arteve dhe mbyllet me darkën festive përsëri në Pallatin e Brigadave.

FUSTANET dhe UNAZA
Unazat e çiftit mbretëror janë porositur në Belgjikë, ndërsa fustanet sigurisht që do jenë disa. Vetë nusja, Elia pohoi pak kohë më parë për News24 se fustanet janë dizenjuar nga stiliste shqiptare. Nuk përjashtohen as elementët tradicionalë në veshjen e çiftit.
Unazat janë porositur në Belgjikë, ndërsa gjithë kleri shqiptarë do ta bekojë këtë dasmë me një lutje.
LISTA E TË FTUARVE
Përveç familjeve mbretërore, në dasmën e Princit Leka me Elia Zaharian do të jenë edhe krerët e shtetit shqiptar.
I pari që ka konfirmuar praninë është Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërkohë që Kryeministri Rama dhe Presidenti Nishani ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse do të jenë ose jo pjesë e kësaj ceremonie.
Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj do të jetë në dasmë, madje me një rol të rëndësishëm, pasi do të celebrojë çiftin. Po kështu të pranishëm do të jenë përfaqësues të kleri shqiptar, të cilët do të bekojnë çiftin e ri.
Austri
Duka Georg dhe Dukesha Eilika
Belgjikë
Princeshë Lea
Egjipt
Princ Ali
Gjeorgji
Princi Davit Bagrationi
Gjermani
Princi Georg Friedrich i Prusisë
Greqi
Princeshë Irena Princ Michael dhe Princes Marina
Iran
Lart madhëria Farah Pahlavi
Itali
Princesha Maria Pia dhe Princesh Maria Gabriella e Savojës
Lihtenshtejn
Prince Philipp dhe Princesh sabelle
Luksemburg
Princ Guillaume dhe Princesh Sibilla
Mal i zi
Princ Nikola II Petrov
Marok
Princesh Lalla Meryem
Portugali
Duka dhe Dukesha e Braganza
Rumani
Princesh Margareta dhe Princ Radu
Rusi
Dukesha Maria dhe Duka George
Serbia
Princ Alexander dhe Princesh Katherine
Spanjë
Madhëria e saj Mbretëresha Sofi Thurn dhe Taxis Princesh Gloria Princesh Elisabeta
Mbretëri e Bashkuar
Princ dhe Princesha Michael e Kent
Familjet e tjera fisnike të ftuara: Princ Michel i Yugoslavia Princesh Maria Theresa nga Bourbon-Parma Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete Dukesha Johanna Sophie e Austrisë.
KOHA JONË SONDAZH

