MAS: Gati njohja e 773 diplomave, publikohet lista e plotë me emrat e studentëve

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e plotë të emrave të studentëve, që u janë përfunduar procedurat e njehsimit të diplomave deri në fund të muajit nëntor 2014.

Në total janë 773 studentë, diplomat e të cilave kanë përfunduar dhe janë në pritje të tërheqjes së certifikatës nga ana e studentëve. Pagesa për procedurat e njohjes së diplomës të marrë në universitete të huaja jashtë Shqipërisë është 2500 lekë.

Të interesuarit gjejnë listën e plotë të 773 emrave në ministri, diploma e të cilëve është njehsuar në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes së Diplomave.

Nëpërmjet certifikatës së njehsimit, këtyre studentëve do t’u njihen studimet që ata kanë kryer jashtë vendit dhe mund të aplikojnë për punë në Shqipëri apo për një cikël tjetër studimesh.

SHKARKO APP