MAS hedh poshtë akuzat për tekstet shkollore: S’janë pjesë e Katalogut

Ministria e Arsimit ka reaguar sot mbi shqetësimin e ngritur nga disa media për përdorimin në shkolla të teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme.

Ministria e Arsimit dhe Sportit bën të ditur se “ndoqi shqetësimin e ngritur në disa media dhe rrjete sociale, për përdorimin e teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar”.

MAS shton se “pas verifikimeve, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e Katalogut të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe i afishuar në ambientet e shkollave dhe subjekteve të licensuara për shpërndarjen e teksteve dhe fletoreve të punës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në asnjë nga tekstet e këtij katalogu, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ekzistojnë faqe me përmbajtje të tilla”, përfundon MAS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?