Masa e sigurisë për të arrestuarit e Unazës, protestë e madhe para gjykatës

Të arrestuar tre ditë më parë nga policia, tre banorët e Astirit do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë. Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Para gjykatës janë mbledhur dhjetëra banorë të Astirit në mbështetje të tyre. Ndryshimet e reja në kodin penal, ku për bllokim të akseve rrugore dënohesh deri në 3 vite burg, duket se do të nisin të implementohen mbi banorët e Unazës së Re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?