Masa ekstreme, Poliçani në shtetrrethim: Ndalohet hyrja e njerëzve nga qytetet e tjera!

Bashkia e Poliçanit, me një vendim të Këshillit Bashkiak, ka ngritur në hyrje të qytetit të një postbllok ku verifikohet çdo person që hyn në qytet.

Kush kalon në postbllok, nëse rezultojnë se ka ardhur nga jashtë apo nga Tirana, nuk lejohet të jetojë në Poliçan, deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka thënë se,kjo masë është marrë, qyteti i Poliçanit është më i rrezikuari nga të gjitha qytetet sepse në të jeton një kontingjent banorësh që ka punuar për vite me radhë në Uzinën e Armëve dhe banorët vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale.

Sipas Zotkaj, duke parë rrezikun që i kanoset qytetit nga virusi Civid-19, në Poliçan nuk do të lejohen të hyjnë në qytet persona që kthehen nga jashtë, nga Tirana apo nga qytetet e tjera,qofshin këta edhe ish/banorë të Poliçanit, pasi 800 familjet e Poliçanit janë në rrezik.

“Me vendim të këshillit bashkiak, duke parë situatën e rëndë në të gjithë Shqipërinë dhe gjithë botën, qyteti i Poliçanit është qyteti më i rrezikuar pasi ka një kontingjent të tillë banorësh që kanë punuar prej vitesh në kombinatin mekanik në Poliçan, që janë të rrezikuar nga mushkëritë, dhe janë me kartela prej 20 vitesh. Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti në moment dhe nëse ka një rast këto familje nuk i mbushin një orë. Për këtë u detyruam që të marrim masa të jashtëzakonshme. Me miratim edhe nga policia e shteti, ngritëm një postbllok i cili do të jetë filtër për qytetin tonë për të gjithë ish-banorët e qytetit që jetojnë në Itali apo në Tiranë që të mos lejohen të futen derisa të kalojë kjo epidemi.” 

Zotkaj bën me dije bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, derisa të kalohet rreziku nga koronavirusi.

SHKARKO APP