Masakër në pyjet e Elbasanit, banorët: Janë njerëz me pushtet
Banorët e zonës së Vasjarit në rrethin e Elbasanit denoncojnë masakrën mjedisore që bëhët në pyjet e fshatit të tyre.
Sipas banorëve, prerrjet e pyjeve bëhen gjatë natës nga persona që nuk janë banorë të zonës. Prerja e tyre bëhet pa kriter, pa leje nga institucionet përkatëse sepse janë njerëz me pushtet pasi kanë kthyer pas edhe aksionet e policisë kur kanë tentuar t’i ndalojnë.
Denoncimi vjen nga vetë banorët e zonës, të cilët bëjnë të ditur se prerjet kryhen gjatë orëve të natës. Sipas tyre nuk janë banorët e zonës ata të cilët presin pemët pa kriter, por janë njerëz me pushtet, të cilët mësohet se kanë kthyer pas edhe aksionet e policisë të inicuara nga administratori i njësisë Shushicë.
Të shqetësuar banorët kërkojnë bërjen e rastit publik në media, pasi ndjejnë keqardhje teksa shohin që çdo ditë pasuritë e përbashkëta siç janë pyjet që të shkatërrohen.
Siç duket nga pamjet, prerjet janë masive dhe nuk janë respektuar kriteret për të hequr drurët e shtrembër dhe ata drejt tharjes.
Çdo natë banorët kanë parë makina të mëdha që trasportojnë dru në mënyrë ilegale, ndaj kërkojnë ndihmën e organeve kompetente, si bashkisë dhe policisë të hetojnë ngarjen.
KOHA JONË SONDAZH

