Masakër në Dajç,Shkodër:2 të vrarë e 4 të plagosur
Një person ka qëlluar me breshëri armësh në Shkodër, në një lokal në fshatin Dajç. Shkak dyshohet se është bërë një konflikt banal. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash. Deri tani dy të vrarë dhe katër të plagosur.
Autori i ngjarjes është Miklovan Parubi, i cili hapi zjarr në lokalin ku ndodheshin 6 personat.
Ndërkohë, dy viktimat janë Arjet Isufi dhe Gacalil Kopshti.
FNSH dhe Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që dyshohet se shkak i ngjarjes së rënë është konflikti për motive banale.
Te plagosurit janë identifikuar. Ata janë Aleks Prendi, 40 vjeç, Viçens Kopshti 26 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.

KOHA JONË SONDAZH

